E Diel, 1 Nëntor 2026

Legalizimet, 2620 familjet që marrin tapitë në Elbasan



Agjencia e Legalizimeve ka përfunduar përgatitjen e dosjeve tekniko-ligjore, për një sërë familjesh që kanë vetëdeklaruar në qarkun e Elbasanit. Gazeta boton sot listën e dytë me emrat e 2620 përfituesve. Qytetarët duhet të paraqiten pranë zyrës rajonale të ALUIZNI-t në Elbasan, për të tërhequr formularin e pagesës dhe për të bërë kërkesën, për mënyrën si do të shlyejnë detyrimin sipas pikave që sanksionon ligji. Ky i fundit lejon që për parcelat brenda vijave të verdha, me sipërfaqe 1-300 m2, mund të shlyhet deri në 70% të vlerës me bono privatizimi kurse mbi këtë sipërfaqe përdorimi i bonos kufizohet deri në 50% të vlerës. Ndërsa për parcelat jashtë vijave të verdha, pagesa deri në 70% me bono mund të bëhet për sipërfaqet 1-500 m2.

LISTEN E PLOTE, MUND TA LEXONI NE FORMATIN PDF

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›