E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emenike, tri vjet burg për kurdisje

Përfaqësuesi nigerian Emmanuel Emenike pritet të dënohet me tri vjet burg për implikimin në një varg skandalesh të ndeshjeve të kurdisura në Turqi. Prokuroria e krimit në Stamboll e akuzon futbollistin aktual të Spartak Moscas, në atë kohë i Fenerbahçes, se kishte simuluar, në maj të vitit 2011, se kinse ishte lënduar për të mos luajtur ndaj Karabuksporit.

Menaxheri i sulmuesit nigerian ishte marrë vesh me zyrtarët e Fenerbahçes për ta organizuar këtë ‘lëndim’ të lojtarit.

Dosja e Emmanuel Emenike ka përfunduar në një proces të thellë të ndeshjeve të kurdisura, i cili e përfshiu futbollin turk, e i cili ishte mbyllur në muajin qershor, me burgosjen e presidentit të Fenerbahçes, Aziz Yildirim, prej gjashtë vjet e tre muajsh.

Në total, 93 persona kishin përfunduar në gjykatë dhe shumë të tjerë janë burgosur për skandalin e kurdisjes së ndeshjeve, prej tyre drejtues klubesh, trajnerë dhe futbollistë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›