Liverpooli gaboi që e bleu Carrollin

Menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson beson se Andy Carroll është një produkt i harxhuar. Ish futbollisti i Newcastles kishte nënshkruar me Liverpoolin në janar të vitit 2011 pasi kishte impresionuar me Magpies.
Mirëpo, sulmuesi anglez dështoi ta vazhdonte atë ritëm edhe tek Reds, për këtë ai u konsiderua si njëri prej transferimeve më të dështuara në histori të Premierligës.
“Mendoj se ai bëri lojëra të mira vetëm në Newcastle dhe më pas u ballafaqua me 35 milionë funte që shpenzoi Liverpooli për të. Ishte i ri për ta përballuar këtë. Unë nuk do të shpenzoja aq shumë para për të”, deklaroi Ferguson për Daily Mail.