E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vokrri mirënjohje Dukës

Ne ditën 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, kryetari i Federatës se Futbollit të Kosovës (FFK) Fadil Vokrri në emër të futbollit kosovar për ndihmën dhe lobimimet e fuqishme për pranimin në UEFA dhe FIFA i ka dorëzuar Presidentit të Federatës Shqiptare te Futbollit një pllakate mirënjohje të veçante.

“Është një moment shumë i mirë për mua personalisht që me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë dhe Festes shekullore te Flamurit te mirëpres nga Kosova një nderim kaq të madh. Kjo gjë me obligon për të ardhmen për një pune më të madhe në të mire të futbollit tone të përbashkët”, ka thënë Duka.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›