E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpreson të mos i thyhet rekordi i Botërorit

Ish përfaqësuesi brazilian Ronaldo ka folur për rekordin të golave në Kampionatet Botërore dhe shpreson që ai të mos i thyhet nga përfaqësuesi gjerman Miroslav Klose. Sulmuesi i Lazios e ka synim ta mposht rekordin e Ronaldos prej 15 golash në Botëror.

“Kjo më brengos paksa, por jo shumë. Mendoj se historia ime dhe e Kloses janë të ndara, secili e ka bërë historinë e vetë. Nëse Klose shënon në Botëror dhe e barazon apo kalon rekordin tim, e di se historia ime nuk do të lëkundet. Për këtë, nuk jam shumë i merakosur, por është neveritëse që në këtë kompeticion ai luan e unë jo. Ne të dy i kemi historitë tona, e imja është shkruar, ndërsa e tij po shkruhet tani. Kjo është ajo”, deklaroi 36 vjeçari.

Ronaldo e ka këshilluar sulmuesin e Santosit, Neymar që të transferohet në Evropë, pasi që këtë kontinent e konsideron mjaft të mirë për të jetuar dhe për t’u shndërruar në një lojtar dhe person të mirë. “Kam jetuar në Evropë 18 vjet dhe mund ta them se asnjë universitet në botë nuk mund të të mësojë gjithçka kam mësuar duke luajtur futboll atje”, përfundoi ‘Il Fenomeno’.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›