E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emergjencat, Basha vendorëve merrni masa

Autori i Lajmit: Redaksia
Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha kërkoi nga prefektët dhe drejtuesit vendorë të marrin masa për parandalimin dhe përballimin e emergjencave që mund të krijohen gjatë stinës së dimrit. Ministri kërkoi të sigurohet gatishmëria e strukturave lokale për të përballuar hapjen e arterieve kryesore rrugore të qarkut dhe në zonat e thella të kenë stoqe të mjaftueshme medikamentesh bazë për popullsinë. Duke kërkuar angazhim për furnizimin me energji të vazhdueshme të të gjitha objekteve me rëndësi të veçantë në raste emergjencash, ministri shprehu nevojën për plane operacionale të zbatueshme në rast të rëndimit të situatës. Ai i siguroi prefektët dhe të zgjedhurit vendorë se do të kenë mbështetjen e plotë të të gjithë strukturave përgjegjëse dhe ato mbështetëse si dhe Ministria e Brendshme do të japë mbështetjen e plotë financiare dhe materiale për t’iu përgjigjur çdo lloj situate. Këshilli i Ministrave ka akorduar fonde me vlerë 271 milionë lekë si për riaftësimin e objekteve publike, për rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga dukuritë natyrore dhe për dhënien e ndihmës financiare familjeve të prekura nga këto dukuri.

Ky lajm është publikuar: 07/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›