E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Mbrojtjes maqedonas nesër vizitë zyrtare në Prishtinë

PRISHTINË- Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Maqedonisë, Fatmir Besimi, në nesër në Prishtinë viziton Ministrisë së Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Në vizitën zyrtare, pas pritjes nga Togu Ceremonial, ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë Fatmir Besimi, do të këtë takim kokë me kokë me ministrin e Forcës së Sigurisë të Kosovës, Agim Çeku dhe Komandantin, gjenerallejtënant Kadri Kastrati.

Ministria kosovare bën të ditur se me këtë rast do të nënshkruhet “Plani i Bashkëpunimit Ndërkombëtar” në mes të Ministrisë së Mbrojtjes së Maqedonisë dhe Ministrisë së Forcës së Sigurisë të Kosovës.

Delegacioni nga Maqedonia, sipas axhendës do të takohet edhe me zv/kryeministrin Hajredin Kuçi, e më pas do t’i bëjë vizitë Qendrës për Studime Universitare në kazermën e FSK-së “Adem Jashari”, në Prishtinë.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›