E Diel, 1 Nëntor 2026

Totozani: Mbrojtja e fëmijëve, funksion i Avokatit të Popullit

TIRANË - “Avokati i Popullit sipas përcaktimeve kushtetuese ka në funksionet e tij mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfshirë këtu edhe të drejtat dhe liritë e fëmijëve”,- u shpreh sot Avokati i Popullit, Igli Totozani, në konferencën me temë “Të gjithë së bashku për një internet më të sigurt”.

“Sipas nenit 13 të Ligjit “Për Avokatin e Popullit”, fëmija nuk kushtëzohet nga përfaqësimi i prindit për të iniciuar një procedurë ankimimi pranë Zyrës sonë. Në realizimin e këtij funksioni, vlerësimin dhe hetimin e ankesave të paraqitura pranë Avokatit të Popullit, mbahen në konsideratë parashikimet kushtetuese për të drejtat dhe liritë e fëmijëve, përcaktimet e akteve ndërkombëtare të ratifikuara nga vendi ynë, si Konventa e OKB “Për të drejtat e fëmijëve”, protokolli opsional i saj “Për shitjen e fëmijëve, prostitucionin dhe pornografinë”, si dhe rregullimet e legjislacionit në fuqi”, theksoi Totozani.
Sipas Avokatit të Popullit, “pranë Zyrës deri tani nuk kemi pasur ankesa të këtij lloji, por kjo nuk do të thotë që në të ardhmen nuk do të ketë të tilla, dhe këtë e presim si nga subjekte ankues fëmije, ashtu dhe nga prindër, përfaqësues ligjorë të tyre, apo nga persona të ngarkuar ligjërisht për kujdesin e tyre (mësuesit, psikologët e tyre).”

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›