E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasja e dyfishtë në ’97, “burg pa afat” për 3 të akuzuarit

FIER - “Burg pa afat” për tre të akuzuarit për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në vitin 1997 në Patos, e cila u zbardh nga policia e Fierit dy ditë më parë.
Gjykata e këtij qyteti ka lënë në fuqi vendimin për Arben Çelën 45 vjeç, Altin Hoxhën 36 vjeç dhe Eduard Banaj 36 vjeç.

Tre të akuzuarit dyshohen si autorët e vrasjes së 45-vjeçares Drita Rrapollari dhe djalit të saj 12 vjeçar Ermal Rrapollari, ngjarje e ndodhur në 3 prill të vitit 1997.

Nënë e bir u ekzekutuan pas një tentative për grabitje në banesën e tyre në lagjen 1 maji të këtij qyteti. Gjatë seancës së sotme, njëri prej të akuzuarve, Arben Çela, ka pranuar autorësinë e krimit.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›