E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahiu: AK-ja nuk do jetë në koalicion me asnjë parti

TIRANE - Lideri i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu bëri të ditur se AK-ja ka nisur lëvizjen politike, por nuk do të jetë në koalicion me asnjë parti.

“Kam kënaqësinë që të ndaj së bashku me gjithë publikun dhe mbështetësit e Aleancës Kuq e Zi sot nisjen e fillimit të aksionit politik, për ta parë aleancën si alternativën më të mirë qeverisëse në Shqipëri dhe duke premtuar se Aleanca Kuq e Zi nuk do të hyjë në koalicion as me PD as me PS.”- deklaroi Spahiu.

Në një intervistë për ‘Zërin e Amerikës’, Spahiu theksoi se Shqipëria ka nevojë për ndryshimin e elitës politike, ndërsa Aleanca ka një platformë të qartë për limitimin e mandateve të lidershipit politik.

“Ne vlerësojmë që PD-ja është e njëjta anë e medaljes së PS-së. Janë dy parti të majta. PD është një parti tërësisht bolshevike, e cila në mënyrë autoritare është duke drejtuar vendin. Natyrisht që ne kemi një platformë të qartë për limitimin e mandateve të lidershipit politik.”- u shpreh lideri i Aleancës Kuq e Zi.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›