E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthehen maskat në Tiranë, grabiten 2 biznese

TIRANE -  Rikthehen maskat në kryeqytet ku 24 orët e fundit dy biznese janë vënë në shënjestër të tyre. Një pikë lojërash fati pranë stacionit të trenit është grabitur në orët e para të mëngjesit.

Një shtetas i maskuar rreth të 30-ve, i armatosur me një pistoletë, ndërsa ka kërcënuar me armë punonjësit e kësaj pike arriti të grabisë afro 3 milionë lekësh. Policia e cila mbërriti në vendngjarje nisi menjëherë hetimet, duke shfrytëzuar edhe filmimet nga kamerat e sigurisë.

Një tjetër ngjarje e ngjashme ka ndodhur në një pikë këmbimi valutor që ndodhet përballë parlamentit. Forcat e komisariatit numër një arritën të parandalojnë grabitjen e kësaj pike, tek e cila edhe disa javë më parë ishin vjedhur rreth 9 mijë euro.

Informacioni i siguruar në mënyrë operative ka vënë në lëvizje dy makina të patrullës, të cilat janë vënë në ndjekje të grabitësit të armatosur dhe të maskuar që kërcënonte pronarin e pikës së këmbimit valutor. Shtetasi i maskuar ka arritur të largohet në rrugicat pranë shkollës ekonomike, ndërsa janë shoqëruar dy persona si autorë të dyshuar të ngjarjes.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›