Matura 2012, MASH miraton formularët A-1 dhe A-1z
TIRANE- Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka miratuar Formularët A1 dhe A1Z dhe udhëzuesit përkatës si dhe tabelën e indekseve të shkollave, duke nisur kështu procedurat e para për Maturën Shtetërore 2012.
Sipas përcaktimeve, Formulari A1 plotësohet për t’u regjistruar në maturë vetëm nga maturantët e vitit 2012, ndërsa Formulari A1Z plotësohet për t’u regjistruar në Maturën Shtetërore 2012 nga të gjithë ata që nuk janë maturantë të vitit shkollor 2011-2012. Këtë formular e plotësojnë edhe shtetasit shqiptarë dhe të huaj, që kanë përfunduar arsimin e mesëm jashtë shtetit.
Sipas ministrisë së Arsimit, formulari dhe udhëzuesit janë depozituar pranë Komitetit të Maturës Shtetërore, miratimi të cilave pritet të bëhet gjatë kësaj jave, duke i hapur rrugë më pas procesit të shpërndarjes së formularëve nëpër shkolla për t’u plotësuar nga maturantët.
Ndryshe nga sa ka ndodhur në vitet e shkuara, testimet e 2012-s do të shoqërohen me një sërë ndryshimesh që kanë të bëjnë me shtimin e shumëllojshmërisë së lëndëve, prej të cilave maturantët do të mund të përzgjedhin 2 ose 3 lëndë për të dhënë si provime me zgjedhje. Janë përcaktuar edhe rregullat e reja se si do të procedohet për maturantët që kanë dhënë gjatë viteve të shkuara provimet me zgjedhje, ndërkohë që do të rikandidojnë sërish gjatë këtij viti për pranimet në shkollat e larta publike.
Risi e testimeve të këtij viti është edhe fakti që maturantët e vjetër nuk do të kenë më shanse për të përmirësuar notat e marra në provimet me zgjedhje të maturave të zhvilluara nga 2006 deri më 2011 për një lëndë të caktuar, që duan ta rijapin sërish gjatë këtij vitit.
Kjo e drejtë do t’u jepet vetëm kandidatëve që në atë lëndë janë vlerësuar me notë negative (më pak se 4.50). Njëkohësisht të drejtën për të dhënë provimet me zgjedhje, krahas maturantëve të rinj që përfundojnë gjatë këtij viti, do ta kenë dhe kandidatët që kanë mbaruar shkollën e mesme para 2006-s dhe që nuk janë testuar në provimet me zgjedhje, duke qenë se në këto vite nuk aplikohej matura shtetërore.
Një tjetër risi e maturës është dhe heqja e pengesës që kandidatët të caktojnë për të dhënë si provime me zgjedhje dy lëndë që u përkasin gjuhëve të huaja, kriter i cili nuk lejohej gjatë maturave të mëparshëm.
Burime pranë Ministrisë së Arsimit konfirmojnë se procesi i plotësimit të formularit A-1 do të zhvillohet vetëm për maturantët që nuk kanë dhënë asnjëherë provimet me zgjedhje, ndërsa plotësimi i A-Z për kandidatët që u janë nënshtruar maturave të mëparshme.
Plotësimi i formularëve A-1 dhe A-1Z është një ndër kushtet bazë që maturantët duhet të kalojnë për të konfirmuar mbarimin e shkollës së mesme dhe për të vijuar më pas garën e konkurrimit për pranimet në shkollat e larta publike.
Matura nis më 20 shkurt, provimet në universitete
Java e ardhshme do të shënojë hapjen e garës së konkurrimit për maturantët që duan të vijojnë studimet në shkollat e larta publike.
Sipas afateve të përcaktuara në rregulloren e maturës për provimet e 2012-s, saktësohet se deri më datën 20 shkurt maturantët do të kanë marrë në duar formularin A-1 dh A-1Z, ku do të listojnë dy apo tri lëndët që duan të japin si provime me zgjedhje.
Plotësimi i këtij formulari do të nisë më datën 20 shkurt dhe do të përfundojë më 10 mars.
Pavarësisht gjendjes së rëndë, të krijuar në zonat e izoluara nga bora, specialistët e Ministrisë së Arsimit bëjnë me dije se këto afate do t’i zbatojnë edhe maturantët e këtyre zonave. Për këta të fundit, që kanë më shumë se dy javë që nuk zhvillojnë mësim, specialistët e Ministrisë së Arsimit kanë vendosur që të organizojnë kurse intensive brenda shkollës për t'u ardhur në ndihmë këtyre maturantëve në plotësimin e formularit brenda limiteve kohore të përcaktuara. Provimet e maturës gjatë këtij viti do të shoqërohen me një sërë ndryshimesh, ku risi parashikohet të jetë edhe vendi ku do zhvillohen testimet e detyruara dhe ato me zgjedhje. Për të shmangur praktikat e kopjimeve apo abuzimeve që mund të bëhen, po mendohet që testimet e maturës të mos zhvillohen më në shkollat e mesme, por të zhvendosen drejt hapësirave më të mëdha, në universitete, ku mbikëqyrja mund të jetë edhe më e lartë.
Disa javë më parë është publikuar edhe rregullorja e provimeve të maturës, ku janë përcaktuar rregullat e konkurrimit që do të duhet të ndjekin maturantët e rinj dhe ata të vjetrit. Këtë vit maturantët do të përballen me një rregullore ndryshe. Kjo pasi specialistët pohojnë se ka ndryshuar vendi ku do të zhvillohen testet, por edhe koeficienti i shkollës. Tashmë të rinjtë do të futen në garë të barabartë, me të njëjtin koeficient, pasi nuk ka më gjimnaze të profilizuara.
Provimet e maturës i jep çdo maturant apo kandidat që ka përfunduar vitin e fundit të shkollës së mesme, ka marrë dëftesë pjekurie dhe ka plotësuar formularin e aplikimit A-1 dhe A-1Z. Çdo maturant mbetës në provimet e maturës ka të drejtën e riprovimit të lëndës në sesionet e ardhshme. Ai ka të drejtë të konkurrojë për programet e studimit në institucionet e arsimit të lartë publik vetëm pasi të ketë fituar të gjitha provimet e maturës. Maturantët do të testohen në dy provimet e detyruara në Matematikë dhe Letërsi e Gjuhë shqipe si dhe në dy apo tre lëndët me zgjedhje, që do të rendisin në formularin A1 dhe A1Z.
(d.b/BalkanWeb)