E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emërimet në qeveri përçajnë PDIU-në

07/03/2012  Abaz Hado dhe Ardian Tano të emërohen zëvendësministra në kabinet

Futja e dy zëvendësministrave nga PDIU-ja në qeverinë “Berisha” në porcionin e zëvendësministrt, duket se nuk është pritur mirë nga një pjesë e saj. Abaz Hado u emërua dje nga Kryeministri në postin e zëvendësministrit të Kulturës, ndërsa Ardian Tano në postin e zëvendësministrit të Arsimit, sipas marrëveshjes që PDIU-ja ka me Partinë Demokratike pas zgjedhjeve të vitit 2009. Por ka qenë i menjëhershëm reagimi i deputetit tjetër të partisë së çamëve Dashamir Tahiri, i cili nuk e ka pritur mirë këtë emërim. Me anë të një deklarate për mediet ai shprehet se kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi nuk është konsultuar as me bazën, as me kryesinë e partisë për këtë vendim, madje e kanë marrë vesh nga titrat e televizioneve. Sipas Tahirit, kjo është një zgjedhje personale e Idrizit dhe jo një vendim forumesh të partisë. “Ju shpreh opinionin tim në lidhje me emërimet e sotme të dy zëvendësministrave të PDIU-së. Ju bëj me dije se unë dhe pjesa më e madhe e anëtarëve të partisë nuk kishim dhe nuk kemi asnjë dijeni derisa pamë në titra emërimet e sotme. Në mungesë të zgjedhjeve të partisë dhe rrjedhimisht të strukturave të saj, deklaroj se ky nuk është një vendim forumesh, por një vendim personal i kryetarit”, - thuhet në deklaratën e nisur nga posta elektronike e zotit Tahiri. Nga ana tjetër, ai shprehet se është i indinjuar që vendime të tilla merren në kundërshtim me vullnetin vendimmarrës të PDIU-së “Jam tërësisht i indinjuar të marr vesh këtë lajm nga mediet, tërësisht i indinjuar që vendime të tilla merren në kundërshtim të plotë me vullnetin vendimmarrës të PDIU-së. Sot nuk është marrë parasysh Vlora, Saranda, si qytete të një qarku që nxori deputetin e parë të PDIU-së. Nuk u morën parasysh Fieri e Lushnja, që veç për mangësi elektorale dhe për pak vota partia humbi mandatin e dytë. Unë, deputeti Dashamir Tahiri, deklaroj publikisht se nuk bëhem pjesë e këtyre pazareve dhe distancohem nga këto veprime personale, të cilitdo qofshin ato”, - thuhet në reagimin e deputetit të PDIU-së Dashamir Tahiri

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›