E Diel, 1 Nëntor 2026

Kodi Zgjedhor, Leskaj: Berisha, qëndrim jo serioz

Tiranë- Qëndrim jo serioz e ka quajtur, kryetarja e grupit parlamentar të PS-së, Valentina Leskaj, deklaratën e kryeministrit Berisha lidhur me Kodin Zgjedhor, ndërkohë që ka nxitur parlamnetin të mos vonojë procesin e zbatimit të tij, për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. “Vonesa e shkaktuar nga dekreti presidencial, i cili mund të ishte shmangur lehtësisht pa asnjë problem kushtetues nga ana e vetë Presidentit, s'duhet të zgjatet pa asnjë nevojë nga ana e Kryeministrit”- tha ajo, duke i kujtuar Berishës, se ai e ka për detyrë të nxitë zgjidhjen për të garantuar një zbatim rigoroz të Kodit Zgjedhor, duke filluar nga ngritja e menjëhershme e administratës qëndrore zgjedhore dhe jo të luajë me fjalë për të bërë diversion ndaj Partisë Socialiste.

“Nëse Sali Berisha kujton se do ta mbajë në pushtet Ilir Meta me mllefin e pakufishëm ndaj Partisë Socialiste, ky nuk është problemi ynë, por i Kryeministrit, i cili nuk duhet të ngatërrojë detyrimin madhor ndajpopullit shqiptar e partnerëve ndërkombëtare për një reformë zgjedhore konsensuale dhe të zbatuar ashtu si duhet, me politikën e tij të vjetër të ditës. Po ashtu Kryeministri nuk duhet të ngatërrojë dosjen e spiunëve me dosjet e Gërdecit e të Lulëzim Bashës”- tha Leskaj.

Sipas saj, nuk mund të përdoret kali i një beteje morale si ajo me hijet e diktaturës komuniste për të shpëtuar të pandehurit e maxhorancës nga hetimi e gjykimi i drejtësisë.

Leskaj ka garantuar gatishmërinë e PS-së për konsensus, në mënyrë që të hidhet dritë mbi të shkuarën të gjithë atyre që duan të merren me politikë, por jo për të mos lejuar që të merren me profesionin e tyre ata që po hetojnë për të hedhur dritë në gropat korrupsionitqeveritar.

“Ne jemi gati për të kontribuar e dhënë konsensus për një ligj të ri që forcon pavarësinë kushtetuese e financiare të prokurorisë që rrit efektshmërinë e saj në hetimin e krimit e të korrupsionit, por kurrësesi për një ligj që e kufizon pavarësinë e organit të akuzës dhe prodhon trysni mbi prokurorët”- tha ajo.

Më tej, Leskaj ka theksuar se kryeministri dhe maxhoranca kuvendore nuk duhet ta bëjnë lëmsh axhendënkombëtare të dy reformave të mëdha. Ndërkohë që e para, ajo elektorale, mund dhe duhet mbyllur menjëhere, pasi koha nuk pret, e dyta, sipas Leskajt, reforma në drejtësi, s'mund dhe s'duhet mbyllur në rrethin vicioz të interesave politike të palës që qeverisë. Nje dite me pare Berisha deklaroi se per Kodin Zgjedhor duhet dialogu Rama-Meta, nderkohe qe shtoi se votimi i tij ne Parlament duhet te behet pa vonese. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›