E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emërohen nëntëzëvendësministra

PRISHTINE- Kryeministri Hashim Thaçi ka marrë vendim për emërimin e nëntë zëvendësministrave, në vazhdën e reformave afirmative që ka ndërmarrë Qeveria e që kanë për qëllim shtimin e efikasitetit dhe efektshëmrisë së punës së qeverisë në periudhën vijuese- thuhet në një njoftim të Zyrës së Krymenistrit.

Emin Krasniqi është emëruar zëvendësministër i MTPT-së, Idriz Vehapi është emëruar zëvendësministër Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa Naim Fetahu është emëruar zëvendësministër i MAP-it.

Zëvendësministër i MPMS-së është emëruar Zenun Pajaziti, postin e zëvendësministrit të MPB-së do ta mbajë Imri Ahmeti, teksa Arban Abrashi është emëruar zëvendësministër i Ministrisë së Integrimeve Evropiane.

Xhabir Morina është emëruar zëvendësministër i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Dardan Gashi është emëruar zëvendësministër i MIE-së, ndërsa Gani Elshani do të ketë postin e zëvendësministrit të MKRS-së.
(e.n/telegrafi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›