E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e dy të rinjve, identifikohen dy autorët

Sipas policisë së Lezhës, njëri prej viktimave ishte shoqëruar me një vajzë, e cila ishte e fejuar.

Për këtë arsye, i fejuari i vajzës së bashku me një person tjetër, kanë vrarë dy të rinjtë. Policia ka identifikuar vajzën dhe për pasojë edhe të fejuarin e saj. Pas më shumë se gjysmë ore nga ngjarja është njoftuar edhe policia e Lezhës, ku është thënë se persona të panjohur kanë qëlluar mbi viktimat.

Policia i ka identifikuar dy autorët e këtij krimi, por ende nuk ka mundur t’i arrestojë ata. Për kapjen e tyre është vënë edhe një shumë prej 10 mijë dollarësh, për gjithkënd që jep informacion. Policia ka vënë në dispozicion edhe një numër telefoni, 0694106434.

Ngjarja e rëndë ndodhi orët e vona të mbrëmjes së djeshme në autostradën në drejtim të Lezhës, ku mbetën të vrarë shtetasi Ersid Rama 23 vjeç dhe Albert Seiti 24 vjeç.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›