Arrestimet e reja Kuci: Nuk kemi dijenipër asnjë operacion
PRISHTINE- Njoftimet në media se gjatë kësaj jave priten arrestimet e para nga ana e EULEX, kanë ngjallur reagimet eudhëheqësve kosovarë dhe partive politike. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi thotë se nuk është i informuar nga EULEX-i lidhur me ndonjë operacion të mundshëm.
“Unë, personalisht jo, absolutisht jo, shumicën e gjërave po i lexoj në gazeta”, u shpreh Kuçi.
“Këto janë pjesë e diskutimeve, spekulimeve që po bëhen. Puna e rendit dhe e ligjit është e ndarë, puna e politikës është e ndarë. Njëra dhe tjetra i kanë rrugët e ndara dhe nuk duhet të afektojnë”, thekson Kuçi.
Javën e kaluar vetë kryeministri Hashim Thaçi deklaroi se janë 111 zyrtarë të institucioneve që po hetohen për ndërlidhje të mundshme me korrupsion.
Ndërkaq opozita kërkon largimin e ministrave të dyshuar për korrupsion.
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Shala, thotë se misioni evropian nuk duhet t’i frikësohet ndonjë destabiliteti të mundshëm politik, por duhet ta çojë në fund sundimin e ligjit.
“Askush nuk është mbi ligjin dhe ai duhet të veprojë. Ka ardhur koha kur duhet të adresohet tema e korrupsionit, kur duhet të fillohet spastrimi i kësaj qeverie nga ministrat e korruptuar”.
Ditë më parë, shefi i misionit të EULEX-it, gjenerali Iv de Kermabo, ka thënë në paraqitjen e tij para Parlamentit Evropian, se EULEX-i është i vendosur që t’i hetojë rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar në nivel të lartë, pa marrë parasysh se për kë është fjala dhe pa lejuar ndërhyrje politike.
(e.n/rel/BalkanWeb)