Gjirokastër, masivii dheut bllokonnë kanal punëtorin
GJIROKASTëR- Për rreth 3 orë një punëtor ka mbetur i bllokuar në një kanal teksa punonte për një subjekt privat në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, kur Spartak Peshkëpia po punonte për të hapur një kanal për ujrat e zeza.
Gjatë punës një masiv dheu e ka bllokuar atë, duke i zënë pjesën e poshtme të trupit brenda kanalit. Për shkak se gjymtyrët nuk mund të lëviznin, punëtori ka mbetur i bllokuar, ndërsa në ndihmë të tij kanë ardhur forcat e policisë dhe zjarrëfikëseve.
Pas rreth 1 orë përpjekjesh Peshkëpia është nxjerrë nga kanali fatmirësisht me lëndime të lehta në trup ndërsa është dërguar në spitalin rajonal të Gjirokastrës.
(m.a/News24/BalkanWeb)