E Diel, 1 Nëntor 2026

Përafrimi i legjislacionitmjedisor, prioritet përintegrimin e vendit

TIRANE- Gjatë një takimi për cështjet mjedisore, zv.ministri i mjedisit, Auron Meneri u shpreh se viti 2010 është viti i ligjeve për ambientin, mes të cilave ai për mbrojtjen e mjedisit, planeve kombëtare për menaxhimin e mjedisit, ligji për rezervat ujore e peshkimin. Të gjitha këto ligje, sipas tij, bëhen për të afruar legjislacionin shqiptar ne atë europian në kuadër të proceseve të integrimit

Meneri kërkoi nga juristët të ndërgjegjësohen se nuk ka Shqipëri Europiane pa një mjedis të mirëmenaxhuar, sipas parimeve të zhvillimit të qënrueshëm dhe se nuk mund të ketë mjedis të mirëmenaxhuar, pa zbatim rigoroz të legjislacionit.

“Në përmbushje të detyrimeve të saj dhe në zbatim të Planit Kombëtar të Zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit 2009-2014, MMPAU ka vite që shikon punën e përafrimit të legjislacionit si një ndër prioritetet në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian", theksoi ai.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›