Emërohet Këshilli i ri mbikqyrës në KESH

Ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti ka emëruar Këshillin e ri të mbikqyrjes në KESH dhe ka shkarkuar këshillon ekzistues. Shkarkimi i këshillit ekzistues vjen pas publikimit të raportit të KLSH-së i cili konstatonte shkelje dhe abuzime të shumta me ligjin dhe fondet publike në KESH.
Ndërkohë në mbledhjen e tij të parë, Këshilli Mbikqyrës zgjodhi si kryetar zotin Pjetër Dema, i cili më parë ka ushtruar detyrën e zv.Ministrit të Energjisë dhe ka qenë kryetar i Entit Rregullator të Energjisë. Anëtarë të tjerë të Këshillit të ri Mbikqyrës janë edhe z. Jorgaq Kaçani Rektor i Politeknikut, z. Zef Preçi si edhe ekspertë të tjerë të ekonomisë.