E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedonia: Rritje 2% e ekonomisë në 2010-ën

Në fund të vitit 2009-të, Maqedonia do të përfundojë me një zvogëlim në rritjen ekonomike prej 2.5 përqindësh, ndërsa për vitin e ardhshëm parashikohet rritje prej 2 për qind. Një lajm i tillë është bërë i ditur nga parashikimet më të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Në raportimin e këtij institucioni, parashikohet që vendi në vitin 2010 të shënojë rritje ekonomike prej 2 për qind, përderisa për vitin 2011 dhe 2012 pritet rritje prej 5 për qindësh.
FMN-ja parashikon se Maqedonia fundin e vitit do ta presë me deflacion prej 0.5 për qind, ndërsa për vitin 2010 pritet një shkallë inflacioni prej 2 për qindësh, përderisa për vitin 2011 parashikohet inflacionin prej 3 për qind. Përsa i përket deficitit në bilancin e pagesave, për këtë vit ai është parashikuar në 10,6 për qind të GDP-së, në vitin 2010 pritet ulje në 9,7 për qind, ndërsa në vitin 2011 do të duhej të bjerë deri në 8.1 për qind.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›