Irani liron të akuzuarit për spiunazh

Mediat iraniane thonë se dy persona nga Kuvajti të ndaluar në Iran për spiunazh muajin e kaluar janë nga liruar nga akuzat dhe janë lënë të lirë.
Agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve Mehr citoi ambasadorin e Iranit në Kuvajt, Ruhollah Qahremani, i cili ka theksuar se këta persona kishin punuar ilegalisht si gazetarë në Iran, ndërsa po udhëtonin me viza turistike, por spekulimet se ata janë spiunë kishin qenë të gabuara.