Emërohet drejtori i Agjencisë së Inteligjencës
Prishtinë -Bashkim Smakaj u emërua sot Drejtor i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Emërimin e tij e kanë bërë publik Presidenti Sejdiu dhe Kryeministri Thaçi, në një konferencë të përbashkët për media. Në bazë të Kushtetutës, presidenti dhe kryeministri i Republikës së Kosovës kanë marrë vendim për emërimin e Bashkim Smakajt, me vendbanim në Prishtinë, drejtor të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Presidenti Sejdiu tha se, Smakaj është emëruar në këtë post pas marrëveshjes mes partnerëve të koalicionit qeverisës, ndërsa kryeministri Thaçi e vlerësoi lartë Smakajn, duke e cilësuar si profesionist dhe njeri i gatshëm që t'i shërbejë vendit me devotshmëri.
"Ndihem shumë mirë që kemi arritur që të emërojmë një njeri me përgatitje të lartë akademike dhe të gatshëm t'i shërbej vendit me devotshmëri", tha Thaçi.
Ndërkaq shefi i inteligjencës kosovare, Smakaj, tha se është i privilegjuar që i është besuar kjo detyrë. “Jam i privilegjuar dhe do të vazhdoj ta kryej me nder detyrën time. Është përgjegjësi shtesë për mua që të siguroj informata të nevojshme për shtetin e Kosovës”.
Smakaj theksoi se Agjencia "do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe do jetë e hapur për të gjitha bashkësitë". Ai ka shtuar se në mesin e detyrave kryesore të AKI-t do të jenë mbledhja e informacionece, kundërspiunazhi, lufta kundër terrorizmit, lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës.