E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kufiri Turqi-Iran, 2 pikëkalime të reja

Ankara - Bëhet e ditur se kanë filluar punimet për hapjen e dy pikave të reja të kalimit kufitar në kufirin midis Turqisë dhe Iranit. Ministri turk i Transportit Binali Jëlldërëm kujtoi se në lidhje me hapjen e dy pikave të kalimit kufitar kishte biseduar me Ministrin e Transportit të Iranit Amel Abdulxhebar gjatë vizitës së tij në Turqi.

Jëlldërëm u shpreh se pika e kalimit kufitare Habur nuk arrin të plotësojë nevojën e transportit që është vazhdimisht në rritje midis dy vendeve dhe pikat e reja të kalimit kufitar do të ndihmojnë në zhvillimin e më tejshëm të marrëdhënieve tregtare midis dy vendeve.

Ministri Jëlldërëm tha se Ministria e Punëve të Jashtme po vazhdon kontaktet me autoritete irakiane në lidhje me këtë temë dhe shtoi: "Nuk ka ndryshim në vendimin tonë. Edhe Iraku e shikon pozitivisht këtë. Madje planifikojmë të hapim jo një por dy pika kalimi kufitare".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›