NATO-ja mbështet krijimin e FSK-së
Prishtinë -Ministri i FSK-së, Fehmi Mujota ka pritur të mërkurën në takim gjeneralmajor Leonardo Di Marco, zëvendës-shef i Shtabit të Mbështetjes në Komandën Supreme të NATO-s për Evropë. Ministri Mujota shprehu falënderimet e tij për gatishmërinë e NATO-s dhe vendeve anëtare për të ndihmuar ngritjen e FSK në këtë fazë shumë të rëndësishme të ndërtimit të saj. Ai u zotua se të gjitha donacionet dhe format tjera mbështetëse do të menaxhohen në mënyrë të drejtë dhe transparente.
Nga ana e tij gjenerali Di Marco shprehu gatishmërinë e NATO-s për mbështetje të vazhdueshme në procesin e ecjes dhe zhvillimit të mëtejmë të kësaj ministrie, ndërsa u shpreh gatishmëri për hartimin e një programi të standardizuar të MFSK-së sa i takon pajimeve, trajnimeve automjeteve dhe aspekteve tjera që ndërlidhen me punën e kësaj ministrie.