Emërohet i ngarkuari me pune i Kosovës në Arabinë Saudite
PRISHTINë- Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, dekretoi sot Rexhep Boja në detyrën e të Ngarkuarit me Punë të Republikës së Kosovës në Arabinë Saudite, me seli në Riad.
Zyra e shtypit e Presidencës bëri të ditur se emërimi i Rexhep Bojës në këtë detyrë është bërë pas konsultimeve me Kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në pajtim me Dekretin Presidencial për krijimin e Misionit Diplomatik në nivel ambasade në Mbretërinë e Arabisë Saudite.
Emri i Bojes nuk eshte i panjohur pasi ai ka qene per shume kohe Myftiu i Prishtines ne Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës.
(d.b/BalkanWeb)