E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emërohet shefi i ri i Policisë në Kavajë

Një tjetër rokadë e shefave të komisariateve ka ndodhur gjatë ditës së
djeshme. Megjithëse nuk ka qenë një rokadë me shumë ndryshime,
policia e kryeqytetit deklaroi se kjo është bërë në të mirë të punës, për
shkak edhe të përshtatjes së vendit për dy ndryshimet e kryera. Burimet
zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Tiranës bënë të ditur se shefi i Komisariatit
të Kavajës, Ramë Hadërmetaj, është larguar nga kjo detyrë. Ai është
emëruar në të njëjtin pozicion në Komisariatin e Shijakut. Ky vend u la i
lirë nga Mark Gjonmarku, i cili ishte emëruar në këtë detyrë prej kohësh.
Vetë Gjonmarku është emëruar nga eprorët e tij si shef komisariati në
qytetin e Kavajës, duke ndryshuar vendin me kolegun Hadërmetaj.
Policia shpjegoi se për këto ndryshime u zhvillua edhe një prezantim
në Kavajë, ku morën pjesë drejtuesit e Policisë së Tiranës, mes tyre edhe
kreu i tyre, Tonin Vocaj. Në fjalën e tij, ai tha se këto ndryshime bëhen për
përmirësimin e punës së policisë në luftën ndaj gjithë llojeve të krimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›