Punonte të mbjellat, rrufeja vret 36-vjeçaren
rreth orës 16.00 të së dielës në fshatin Zhitom të këtij rrethi. Së bashku
me të bijën 15-vjeçare, gruaja kishte shkuar në fshat, ku familja kishte
tokat me të mbjella dhe shkonte çdo fundjavë që të kujdesej. Ka qenë ora
16.00, kur papritur ka nisur shiu. 36-vjeçarja dhe vajza e saj kanë dashur
të mbrohen nga rrebeshi dhe janë strehuar nën një pemë, në pritje që
shiu të pushonte. Teksa qëndronin të ulura nën degët e pemës, pikërisht
në këto çaste mësohet se një vetëtimë ka goditur gruan dhe vajzën e saj.
Ndërsa këtë të fundit shkarkesa elektrike e ka hedhur disa metra larg,
por fatmirësisht pa i shkaktuar asnjë dëmtim veç tronditjes, nëna e saj
ka humbur jetën duke u karbonizuar në çast. Vajza ka lajmëruar banorët
e zonës, të cilët u kanë ardhur në ndihmë. Trupi i pajetë i nënës së tre
fëmijëve është dërguar për në morgun e spitalit të qytetit.