E Shtunë, 31 Tetor 2026

Poliçan, nis demontimi i predhave

Rinis procesi i demontimit të municioneve luftarake
në uzinën e Poliçanit. Drejtori i kombinatit, Muzafer
Xhaferri, pohon për gazetën "Shqip" se janë rreth 858 tonë
predha murtaje të kalibrit 82 mm, të cilat janë magazinuar
gjatë vitit 2008 dhe tashmë ka nisur demontimi i tyre,
proces ky që do të vazhdojë deri në fund të vitit 2009.
Sipas Xhaferrit, kushtet teknike në të cilat do të punohet
janë të parametrave bashkëkohorë. Ai sqaron se janë
vënë në funksionim katër reparte të uzinës dhe janë në
gjendje pune rreth 130 punëtorë të kualifi kuar. Për të
ndjekur nga afër punën dhe për t‘u njohur me kushtet
teknike të uzinës, dje ka udhëtuar drejt qytetit të Poliçanit
ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa. Pak kohë më parë,
pas tragjedisë së Gërdecit, një nga kushtet themelore që
u përcaktuan për të rikthyer uzinën e Poliçanit në një
nga vendet kryesore për demontimin e municioneve
luftarake, ishte rikonstruksioni i uzinës, si dhe plotësimi
i të gjitha kushteve dhe standardeve të NATO-s. Që nga
dita e djeshme, ky proces ka fi lluar në katër reparte, të
cilat u rikonstruktuan dhe janë brenda standardeve për
të rifi lluar demontimin. "Repartet kanë brenda hapësirës
së tyre dhomat e demontimit, të cilat kanë mure dhe dyer
të blinduara. I gjithë procesi tashmë do të jetë i komanduar
nga jashtë. Për çdo incident të mundshëm, nuk
do të krijohen probleme në hapësirat brenda reparteve
dhe nuk rrezikohet qyteti. E gjithë lënda djegëse do të
mblidhet dhe asgjësohet në vendin e duhur pa rrezikuar
ambientin dhe mjedisin përreth", ka detajuar Xhaferri. Më
tej, ai pohon se ka afro tre vjet që ky proces ishte ndërprerë
për mungesë fondesh dhe rinisja e tij përbën realizimin
e kontratës së parë pas ngjarjes së Gërdecit. Fondi për
këtë projekt është akorduar nga Departamenti i Shtetit
Amerikan dhe kap shifrën e 400 mijë eurove. Predhat që
do të asgjësohen janë prodhuar në këtë uzinë gati 30 vjet
më parë dhe janë risjellë duke u grumbulluar nga ishdepot
e reparteve ushtarake. Sipas drejtorit Xhaferri, ky
është kontingjenti i parë që ka mbërritur, pasi mendohet
se uzina e Poliçanit të bëhet epiqendra e demontimit të
armëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›