Emertimi i gjimnazeve, Pollo sqaron ndryshimet
Genc Pollo, ne mbarim te misionit te tij si minister i Arsimit dhe Shkences, ka sqaruar dje te gjitha ndryshimet qe u bene ne lidhje me nje vendim te Keshillit te Ministrave, te dites se merkure. Sipas tij, regjimi komunist ne vitin 1969, ne perpjekje per te fshire traditen evropiano-borgjeze ne vendin tone, ndaloi emertimet si gjimnaz dhe e zevendesoi me "shkolle e mesme e pergjithshme". Por, nje gje e tille, sipas ministrit Pollo, u korrigjua duke vendosur rikthimin e ketyre termave. "Vendimi i djeshem per te rikthyer emertimet tradicionale eshte nje tjeter hap per te cmontuar pasojat e komunizmit, krahas perpjekjeve te gjithanshme per t'u risjelle shkollave tona autoritetin dhe reputacionin e gjimnazeve te dikurshme", tha ministri. Keshtu, origjina e termit "Gjimnaz" vjen nga greqishtja "gymnasion". Ne ate periudhe, ky edukim jepej per femijet e moshes nga 16-18 vjec dhe qe, pervec njohurive ne fusha te ndryshme, i jepte nje rendesi te vecante edhe formimit fizik e sportit. Me vone termi gjimnaz gjeti nje perdorim te gjere ne vendet e Evropes Perendimore. Termin gjimnaz e perdorin sot vende te BE si Gjermania, Austria, Sllovenia, Hungaria, Suedia, Sllovakia, Cekia, Rumania, Polonia, Lituania, Letonia, Estonia, Greqia, Finlanda, Danimarka, Qipro dhe Bullgaria. Gjimnazi pergjithesisht eshte shkolla e mesme pas perfundimit te se ciles nxenesi vazhdon universitetin.