E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia perfiton 14 milione dollare nga "Nje OKB"

Kryeministri Sali Berisha ne pranine e koordinatores se OKB-se, Gülden Türköz-Cosslett dhe ambasadorit te Spanjes, Manuel Montobbio, prezantuan dje tre programet e reja, ne kuader te programit pilot "Nje OKB". Programet e prezantuara dje kapin vleren 10.760 milione dollare, shto ketu edhe nje fond prej 4 milione dollaresh qe kjo qeveri ka ne mbeshtetje te programit "Nje OKB". Keshtu, keto programe do te zbatohen ne fusha te ndryshme te zhvillimit ne vend si ne mbeshtetje te reformes rregullatore ne sektoret e energjise dhe ujit, ne nje program qe ka si synim te siguroje me shume mundesi punesimi per te rinjte dhe nga ana tjeter te mbroje dhe promovoje trashegimine kulturore te Shqiperise. Ne fjalen e tij, gjate prezantimit, Kryeministri Berisha theksoi se keto programe nenshkruhen ne nje moment te rendesishem te procesit te reformave te ndermarra nga qeveria shqiptare. "Programet trajtojne probleme te nje rendesie te vecante per zhvillimin e Shqiperise, te cilat kerkojne angazhimin e nje spektri te gjere aktoresh dhe ekspertize nga agjencite e Kombeve te Bashkuara dhe ministrite perkatese te linjes", deklaroi Berisha, duke u shprehur mirenjohes ne lidhje me kete ndihme. Koordinatorja e OKB-se ne Shqiperi, Gülden Türköz-Cosslett, u shpreh se partneriteti me qeverine shqiptare ilustron elementet kyc te nje reforme te suksesshme te OKB-se, si dhe nje rol udheheqes te fuqishem nga ana e qeverise dhe nje pune te shkelqyer nga agjencite e Kombeve te Bashkuara. Programi i perbashket, me vlere 2 milione e 97.564 dollare, do te zbatohet nga PNUD-i dhe Banka Boterore, ne bashkepunim me Ministrine e Ekonomise dhe Ministrine e Puneve Publike. Ky program do te mbeshtese reformen rregullatore ne sektoret e energjise dhe ujit, si dhe do te kete nje komponent te vecante ne sektorin e mbrojtjes se konsumatoreve.

Programi i perbashket per Rinine, Punesimin dhe Migrimin, me vlere 3,3 milione dollare, do te zbatohet nga ILO, IOM, PNUD dhe UNICEF, na bashkepunim Ministrine e Punes, dhe Ministrine e Puneve te Jashtme. Ky program i perbashket ka si synim te siguroje me shume mundesi punesimi per te rinjte dhe te vendose ne nje linje strategjite kombetare per rinine, punesimin dhe migrimin. Programi i perbashket i OKB-se per Kulturen dhe Zhvillimin, me vlere 3.260 milione dollare, do te zbatohet nga PNUD dhe UNESCO, ne bashkepunim me Ministrine e Turizmit dhe Kultures dhe Ministrine e Puneve te Jashtme. Ky program ka si qellim te ruaje, mbroje dhe promovoje trashegimine kulturore te Shqiperise. Nje nga aktivitetet kryesore te ketij programi eshte rehabilitimi i Muzeut Historik Kombetar ne Tirane, duke e transformuar ate ne nje institucion kulturor bashkekohor. Shqiperia eshte i vetmi vend evropian i perzgjedhur, se bashku me shtate vende te tjera, per pilotimin e nismes "Nje OKB" per reformimin e Kombeve te Bashkuara. Shqiperia e nenshkroi programin "Nje OKB" me 24 tetor 2007.

Fatjona Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›