PDK vendos te mos dale nga mazhoranca, fton PD-ne te reflektoje
Partia Demokristiane nuk do te largohet nga mazhoranca aktuale, ndonese kreu i kesaj partie, Nard Ndoka, eshte perjashtuar nga qeveria. Ky vendim u mor dje ne mbledhjen e Kryesise demokristiane, e cila percaktoi edhe hapat e kesaj partie pas shkarkimit te ministrit te Shendetesise, Nard Ndoka.
"Ne kete mbledhje u vendos se PDK do te vazhdoje te luaje rolin e saj aktiv ne jeten politike te vendit, si parti e qendres se djathte dhe do te mbeshtete te gjitha reformat qe ndikojne ne permbushjen e standardeve per anetaresimin e plote te vendit ne NATO dhe ne BE", theksohet ne deklaraten per shtyp te PDK-se. Por, ndonese, demokristianet nuk dolen ne opozite pas largimit nga qeveria, perseri ata shprehen kundershtimin e tyre per perjashtimin e Ndokes nga qeveria. Kryesia e PDK-se, ne mbledhjen e saj te sotme, vleresoi kontributin e zotit Ndoka ne krye te Ministrise se Shendetesise si dhe reformat e ndermarra prej tij per reformimin dhe modernizimin e sistemit shendetesor. Hartimi dhe miratimi i Strategjise se Sistemit Shendetesor 2007-2013, emerimi i menaxhereve ne krye te institucioneve shendetesore, privatizimi i sherbimeve mbeshtetese ne spitale dhe hartimi i dy ligjeve me te rendesishme per reformimin e sistemit: ligjin e kujdesit shendetesor dhe ligjin e financimit te kujdesit shendetesor, perbejne disa nga arritjet e rendesishme te Ministrise se Shendetesise gjate vitit te fundit.
Kryesia e PDK-se shprehu gjithashtu shqetesimin e saj per largimin nga qeveria te te vetmit minister qe vinte nga shtresa e ish-te persekutuarve. Po keshtu, ne deklaraten e bere publike pas mbledhjes se kryesise, theksohet se Partia Demokratike dhe kryetari Berisha duhet te reflektojne ne lidhje me kundershtimin per te zbatuar marreveshjen mes PD-se dhe PDK-se te lidhur per te administruar pushtetin brenda mazhorances se perbashket.
F.Mejdini