Licencat, ne nje sportel te vetem
Biznesit shqiptar do t'i lehtesohen procedurat per pajisjen me leje dhe licenca. Krijimi i Qendres Kombetare te Biznesit ka qene frutdhenes ne lehtesimin e procedurave dhe si pasoje brenda ketij viti do te hapet edhe Qendra Kombetare per Licencimin e Biznesit. Lajmi, u be i ditur dje nga Ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Genc Ruli, gjate analizes 6-mujore te punes se QKR-se. Pasi vleresoi punen e bere nga ky institucion ai theksoi se, hapi i dyte ne reformat rregullatore drejt permiresimit te klimes se biznesit eshte edhe lehtesimi i procedurave te licencave. "Shume shpejt licencat do te perqendrohen ne nje qender te re, qe do te jete e ngjashme me ate te regjistrimit te biznesit, qe do te jete Qendra Kombetare e Licencimit, e cila me praktika te shpejta dhe afate optimale te aplikimit, biznesmenet do te pajisen, qe nga lejet profesionale e deri te licencat", deklaroi ministri Ruli. Nderkohe qe, sipas shifrave te QKR-se, mesohet se ne te gjithe vendin numri i bizneseve te regjistruar arrin ne 110 mije. Lidhur me kete fakt, drejtori i Qendres Kombetare per Regjistrimin e biznesit, Tomi Kola, u shpreh se "hapja dhe sherbimi i shpejte qe afrohet neper sportelet e regjistrimit te bizneseve ne "One Stop Shop" prane zyrave te QKR-se, ka ndikuar ne rritjen e shpejte te numrit te bizneseve te reja". Sipas tij, ne fund te 6 muajve te pare te ketij viti, mbi 13 mije biznese te reja jane regjistruar ne sportelet e Qendres se Regjistrimit te Biznesit. Nderkohe, QKR, ka tashme regjistrin tregtar elektronik te te gjitha kompanive te regjistruara ne Shqiperi, ndersa ka mbyllur procesin e skanimit dhe indeksimit te te gjitha dosjeve te regjistrimit ne gjykata te bizneseve. Kjo u jep mundesi, te gjitha bizneseve per te kontrolluar ne menyre elektronike (online), dosjet e tyre, te krijuara qe nga 1991, pasi QKR ka hapur keto dite faqen e Internetit per kete qellim. Qendra Kombetare e Regjistrimit duket se u ka shkurtuar shume procedura bizneseve. Por edhe ne rastet kur ata jane te pakenaqura ndaj veprimeve apo mosveprimeve te kesaj qendre, rregullorja u lejon te drejten e ankimimit. Keshtu, sipas procedurave, ankimimi behet brenda 30 diteve nga data kur ankuesi ka marre njoftimin per pranimin apo refuzimin e regjistrimit, sipas ketij ligji, ose nga data kur regjistrimi eshte publikuar ne Buletinin e Njoftimeve Zyrtare te Regjistrimit. Ne rastet kur ky ligj parashikon miratimin e heshtur dhe QKR-ja nuk leshon certifikatat apo nuk kryen publikimet perkatese brenda afatit te parashikuar, subjekti ka te drejte te ankohet, ne cdo kohe, ne rruge administrative, duke kerkuar leshimin e certifikates se regjistrimit fillestar apo te certifikates, qe verteton regjistrimet e tjera te kryera, si dhe publikimin e ketyre te dhenave sipas dispozitave te ketij ligji.