Emërtohet “Hebrenjtë” një rrugë në Berat
28/03/2009 Sot inaugurimi
BERAT – Vetëm një vit ka kaluar nga konferenca “Hebrenjtë” dhe mbrojtja e tyre gjatë Luftës së Dytë Botërore në qytetin e Beratit dhe fiks pa një viti bashkia e këtij ka vendosur emërtimin e një rruge të qytetit të Beratit me emrin “Hebrenjtë”. Për të inauguruar emërtimin e rrugës bashkia Berat do të organizojë ditën e sotme edhe ceremoninë në bashkëpunim me Konsullatën e Nderit e Izraelit. Ndërsa në Galerinë e Arteve do të promovohet libri “Prania historike dhe shpëtimi i hebrenjve në Shqipëri”, përmbledhje studimesh, Tiranë 2008. Sipas burimeve zyrtare që i referohen edhe lajmit, në këtë aktivitet do të marrin pjesë edhe nënkryetari i Kuvendit, prof. dr. Neritan Ceka, ambasadore e Izraelit, Armira Arnon, kryetari i Bashkisë, Berat, Fadil Nasufi si edhe një grup studiuesish, autorë të librit rreth historisë së hebrenjve në Shqipëri. Janë 35 familje beratase ato që gjatë Luftës së Dytë Botërore strehuan dhe mbrojtën nga ushtria gjermane hebrenjtë e ardhur nga shtetet fqinje, familje që do të jenë të ftuara të marrin pjesë në këtë aktivitet. Në një prononcim për gazetën kreu i bashkisë të Beratit Fadil Nasufi tha se vendimi për emërtimin e një rruge me emrin “Hebrenjtë” nuk ka ardhur rastësisht, por është një bashkëpunim shumëvjeçar dhe tregon dashamirësin që kanë pasur ndër shekuj banorët e këtij qyteti.