E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjinushi: PSD-ja parti që respekton mandatin

28/03/2009  Përgatitjet elektorale

Kreu i PSD-së Skënder Gjinushi në kuadër të organizimit dhe forcimit të strukturave të partisë ka zhvilluar takimin e radhës me strukturat socialdemokrate të njësisë bashkiake nr. 5 në kryeqytet. “Ne kemi qenë bashkë me socialistët në pozitë dhe opozitë, PSD-ja është në krah dhe në përbërje të një koalicioni të madh, të një bashkimi të madh, i cili do të çojë patjetër në fitore të thellë në qershor 2009. Gjinushi ka theksuar në fjalën e tij rolin dhe rëndësinë e PSD-së. Duke u ndalur në vlerat e partisë që ai drejton, kreu socialdemokrat vuri në dukje se “ne vlerësojmë që PSD-ja është një forcë në rritje, e konsoliduar, sepse është ndoshta nga të vetmet parti që respekton mandatin; që respekton premtimet; që nuk bën premtime të bujshme dhe nuk mashtron kurrë, jo si qeveria aktuale që për 4 vjet me radhë nuk ka ditur të realizojë e mbajë asnjë premtim”. Sipas tij, Kryeministri Berisha është kryeministër i fjalës së mbajtur vetëm për krime e vjedhje. Prandaj dhe thirrja e kreut të PSD-së për të gjithë shqiptarët ishte: “Kush do fitoren, kush do ndryshimin, duhet të votojë për PSD-në”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›