E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emetohet Eurobondi i pare

Tirane 26 tetor NOA - Ministria e Financave ka vendosur te hyje ne treg per te emetuar Eurobondin e pare te vendit.

I udhehequr nga dy nga bankat me te medha dhe me prestigjioze ne bote per transaksione te emetimit te titujve sovrane JP Morgan dhe Deutsche Bank ankandi i Eurobondit tashme ka filluar dhe pritet te perfundoje brenda kesaj jave.

Ministria e Financave ka nje pritshmeri te larte per pjesemarrjen e institucioneve financiare nderkombetare qe mund te perfshijne fonde investimesh banka shoqeri pensionesh e sigurimesh etj.

Permes nje deklarate per mediat MF-ve thekson se asnje pjese e Eurobondit nuk do te shkoje per te financuar deficitin buxhetor te ketij viti.

Pjesa me e madhe e Eurobondit do te perdoret per te shlyer para kohe kredine sindikale te marre ne maj te vitit te shkuar ndersa sasia e mbetur do te shkoje per te zevendesuar nje pjese te huamarrjes se brendshme afatshkurter te marre ne tregun e brendshem. Megjithese autorizimi per Eurobondin arrin ne 400 milione euro synimi i Ministrise eshte te emetoje nja sasi me te vogel duke analizuar me kujdes strukturen e portofolit te borxhit dhe normen e interesit eventual te Eurobondit.

Ministria e Financave beson se transaksioni do te realizohet me sukses.

Sipas saj ky emetim perben nje zhvillim te nje rendesie historike per financat publike duke konfirmuar kredibilitetitn e ekonomise shqiptare per te hyre ne tregun e kapitaleve. mit/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›