E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli takohet me parlamentare te vendeve te EFTA

Tirane 26 tetor NOA - Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka pritur sot nje delegacion te deputeteve te Komisionit parlamentar te Grupit te Vendeve te Tregut te Lire Evropian EFTA ku perfshihen Islanda Lihtenshtein Norvegjia dhe Zvicra.

Me keto vende Shqiperia ka nenshkruar marreveshjen e tregtise se lire ku nepermjet shkembimit te eksporteve dhe importevepritet te kete impakte pozitive ne ekonomine e vendit.

Ne krye te fjales se saj zonja Topalli e cilesoi viziten e deputeteve te komisionit parlamentar te EFTA-s si nje vizite te rendesishme jo vetem per zhvillimet ekonomike por edhe per rritjen e bashkepunimit nderparlamentar mes Shqiperise dhe kater vendeve anetare te EFTA-s.

Kryetarja e Kuvendit theksoi se Shqiperia pas anetaresimit ne NATO dhe heqjes se vizave me BE-ne eshte nje vend gjithnje e me terheqes per investitoret e huaj pasi ofron siguri legjislacion dhe klime te favorshme biznesi.

Duke iu pergjigjur interesimit te deputeteve te vendeve te EFTA-s per Shqiperine kryeparlamentarja Topalli beri nje pasqyre te situates makroekonomike dhe arritjeve ne reformat e integrimit evropian.

Shqiperia dikur nje vend i izoluar totalisht nga diktatura komuniste sot eshte transformuar ka nje rritje ekonomike pozitive shtim te eksporteve prej mese 60 investime te medha ne infrastrukture dhe arritje te konsiderueshme ne luften kunder ekonomise informale tha Kryetarja e Kuvendit e cila theksoi nder te tjera dixhitalizimin e sistemitte rregjistrimit te bizneseve sistemin fiskal dhe uljen e taksave si dhe standartet evropiane te arsimimit dhe edukimit te te rinjve shqiptare.

Kryetarja e Kuvendit shpjegoi per deputetet axhenden e Parlamentit shqiptar keto muaj miratimin e ligjeve dhe reformave esenciale per ekonomine e vendit dhe integrimin evropian dhe nenvizoi se Parlamenti shqiptar ka intensifikuar marredheniet ne te gjitha nivelet politike dhe administrative me Parlamentin evropian.

Kryetari i Komitetit te EFTA-s deputeti islandez Arni Thor Sigurdsson vleresoi perparimet e Shqiperise ne keto vite.

Ne takim u diskutua per mundesite konkrete te bashkepunimit me vendet e EFTA-s ne investime ne fushat e turizmit dhe energjitikes ne Shqiperi.

mit/NOA

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›