E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toyota kërkon falje

Presidenti i kompanisë japoneze të automjeteve, Toyota, kërkoi falje për defektet që çuan në tërheqjen nga tregu të miliona automjeteve për arsye sigurie.

Akio Tojota kërkoi ndjesë të premten në Nagoya të Japonisë, në konferencën e parë zyrtare për shtyp që kur u deklarua tërheqja për herë të parë.

Toyota po heq nga tregu 8 milionë automjete në gjithë botën, për shkak të defekteve me pedalin e gazit, që mund të shkaktojnë një përshpejtim të padëshiruar në disa nga modelet e tyre më popullore, përfshirë Camry dhe Corolla.

Kompania e automjeteve po përballet gjithashtu me tërheqjen nga tregu të 270 mijë makinave hibride “Prius” në Japoni dhe Shtetet e Bashkuara, për shkak të një defekti në sistemin e frenave.

Toyota, nipi i themeluesit të Toyotës, premtoi se kompania do të merret me të gjitha problemet e sigurisë, duke krijuar një komision të posaçëm për të shqyrtuar cilësinë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›