E Shtunë, 31 Tetor 2026

Neziraj fitues i bursës së EURODRAM-it

Nga Express më 24 korrik 2011 në ora 11:36

Dramaturgu kosovar Jeton Neziraj është fitues i bursës për rezidencën artistike në Paris, të cilën e jep Shërbimi i Librit i “Île de France Regional Council”.

Rezidenca artistike në të cilën Neziraj është fitues, është iniciativë e EURODRAM – Rrjeti Evropian i Përkthimit të Dramave. Pos Nezirajt, këtë bursë sivjet e kanë fituar edhe dramaturgët Gilles Boulan dhe Andrei Koureitchik.

Bursa e EURODRAM-it u ndahet dramaturgëve dhe përkthyesve të teatrit nga Evropa. Përmes kësaj burse dramaturgët dhe përkthyesit e dramave e kanë të mundur të qëndrojnë në Paris në një periudhë nga një deri në dy muaj dhe të punojnë në projektet e tyre kreative.

Neziraj, gjatë qëndrimit në Paris, do të finalizojë dramën e tij të re “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës”.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›