Emigracioni, rregulla të reja për bashkim familjar në Francë
Provim mbi shkallën e njohjes së frëngjishtes dhe kulturës franceze për shtetasit e huaj që duan të vijnë në Francë për motive të ribashkimit familjar. Këto do të jenë rregullat e reja me të cilat do të përballen emigrantët që kërkojnë të bëjnë bashkim familjar në Francë. Sipas specialistëve të Ministrisë së Punës, nga informacioni që kanë marrë kandidatët e suksesshëm në atë provim, pajisen me vizë, përndryshe, “të rrëzuarit”, më parë duhet të ndjekin një kurs të posaçëm në atdheun e tyre, me kohëzgjatje të detyrueshme dymujore. Kjo risi, sipas specialistëve, parashikohet në një dekret të qeverisë franceze që duhet të botohet në gazetën zyrtare me ditë dhe do të hyjë në fuqi para 1 dhjetorit. Sipas burimeve të Ministrisë së Punës, provimi parashikohet me pyetje të thjeshta (p.sh.: A mund të punojë në Francë një grua pa autorizimin e bashkëshortit?). Megjithatë, edhe pyetjeve kaq të thjeshta, nëse nuk u jepet përgjigje e saktë, mund të ngadalësojnë ardhjen e familjarëve, që pak e njohin frëngjishten. Po kështu, do të përjashtohen nga ky detyrim të miturit nën 16 vjeç dhe ato mbi 65-vjeç. “Kurset e “ngeljes për vjeshtë”, do të organizohen në vendet e origjinës nga Agjencia Kombëtare për Pritjen e Emigrantëve (ANAEM), ose kur kjo nuk ka përfaqësi nga organizata vendore që nënshkruajnë marrëveshje me qeverinë franceze. Ndjesia e përgjithshme është se më e rëndësishme do të jetë ndjekja e kursit më shumë nga të nxënët e mirëfilltë. Sipas mediave franceze, ministri i Emigrimit në Francë, Bris Ortefë, ka pohuar se kurset do të përmirësojnë integrimin e shtetasve të huaj. Megjithatë, organizatat e emigrantëve në Francë janë kritike dhe denoncojnë një ndërlikim të pamotivuar për ribashkimet familjare. P.sh., ato shtrojnë pyetjen: Vallë si do t’i ndjekë kurset dikush që banon në zona të thella rurale?...