Projektligji, ja shërbimet që nuk rimbursohen
Nuk do të jenë të rimburuara edhe nëse pacienti paguan sigurimet shëndetësore. Bëhet fjalë për një paketë shërbimesh shëndetësore të cilat pacienti do ti paguaj në mënyrë të pashmnagshme në masën 100 përqind. Kështu projktligji për Sigurimet e Detyrueshme Shëndetësore e quan listën negative të shërbimeve sepse siaps specialsitëve sheti nuk e mban dot mbi kurriz rimbursimin e tyre duke i quajtur shërbime që nuk janë emergjente.
Projektligji
Do të jenë plot 12 shërbime shëndetësore që nuk do të mbulohen nga fondet e shtetit, çka do të thotë se ato do të paguhen në masën 100 për qind nga pacientët. Kështu, nëse dikush kërkon vizitë mjekësore në shtëpi, përjashto rastet urgjente, ndonjë ndërhyrje estetike apo shërbim dentar etj., do të paguajë, edhe nëse është i siguruar. Kjo parashikohet në projektligjin që pritet të miratohet në parlament, “Për Sigurimin e Detyrueshëm Shëndetësor” ku, në nenin 41, jepen të detajuara të gjitha shërbimet që nuk rimbursohen. Ndërkohë, specialisti i Ministrisë së Shëndetësisë, Petro Mesini, shpjegon për gazetën, shërbimet që do të jenë të rimbursueshme dhe përfituesit e tyre.
Lista negative
Quhet lista negative e shërbimeve shëndetësore, pasi të gjithë do të paguajnë për t’i marrë ato. Kështu, fondi nuk rimburson shërbime të kujdesit shëndetësor që kanë të bëjnë me rehabilitimin, me përjashtim të shërbimit bazë, shërbimet në qendrat klimaterike. Gjithashtu, nuk parashikohet as rimbursimi për kujdesin dentar, me përjashtim të kujdesit bazë dhe protezat e aparatet, me përjashtim të atyre bazë. “Nuk janë të rimbursueshme as pajisjet për dëgjimin dhe blerjen e syzeve dhe trajtime dhe ndërhyrje për qëllime kozmetike, përveç atyre bazë”, - bëhet e ditur në projektligj, duke shtuar se nga fondi do të përjashtohet edhe trajtimi ambulator dhe ndërhyrjet pa rekomandimin e mjekut, të kërkuara nga vetë individi. Vizita mjekësore në shtëpi, kur nuk përbëjnë urgjencë mjekësore, që bëhen me kërkesën e individit, gjithashtu, është shërbim që do të paguhet. Nga lista e pagesës nuk do të hiqen as shërbimet tekniko-laboratorike ose shërbime të tjera mjekësore të kërkuara nga individi ose persona fizikë a juridikë.
Shërbimet që do të paguhen
a. Rehabilitimin, me përjashtim të shërbimit bazë, shërbimet në qendrat klimaterike
b. Kujdesin dentar, me përjashtim të kujdesit bazë.
c. Protezat dhe aparate, me përjashtim të atyre bazë.
d. Pajisjeve për dëgjimin dhe blerjen e syzeve.
e. Trajtime dhe ndërhyrje për qëllime kozmetike, përveç atyre bazë.
f. Trajtim ambulator dhe ndërhyrjet pa rekomandimin e mjekut, të kërkuara nga vetë individi.
g. Vizitat mjekësore në shtëpi, kur nuk përbëjnë urgjencë mjekësore, që bëhen me kërkesën e individit.
h. Kontroll mjekësor sistematik vjetor i kryer nga punëdhënësi për punëmarrësit e tij.
i. Shërbimet tekniko-laboratorike ose shërbime të tjera mjekësore të kërkuara nga individi ose persona fizikë a juridikë.
j. Lëshimi i vërtetimeve personale, ose i dokumenteve mjeko-ligjore dhe tekniko-administrative, me kërkesën e personit.
k. Fekondimi invitro.
l. Ndërhyrje kirurgjikale për ndërrimin e seksit.
m. Shërbime të tjera shëndetësore të parashikuara me Vendim të Këshillit të Ministrave.
Shërbimet që do të jenë falas
Kujdesi shëndetësor parësor
Kujdesi shëndetësor i specializuar
Kujdesi spitalor, barna, aksesorë
Furnizime sekondare, dhe transporti mjekësor