E Shtunë, 31 Tetor 2026

Referendumi për kushtetutën, i dështuar në embrion

/>Nga Orhan  ZARSHATI
Në emisionin Shqip, që e dejton Rudina Xhunga, mbrëmjen e datës 19.05.2008, u organizua një panel, ku morën pjesë zotërinjtë Sabri Godo,
Dashamir Shehi dhe Arian Starova; përkatësisht Kryetar i Asamblesë së Partisë Republikane, Kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Kryetar i Partisë Bashkimi Liberal Demokrat.
Megjithëse debati ishte organizuar për ligjin që do ti paraqitet Kuvendit për ndryshimet kushtetuese, të cilat u përgatitën me ngut e nxitim të paparë deri më sot, për një çështje kaq të rëndësishme dhe pa pjesëmarrjen në një diskutim të gjërë të specialistëve, ekspertëve dhe analistëve konstitucionalë për ligjin më të rëndësishëm të shtetit, të Kushtetutës; pjesëmarrësit në panel kohën më të madhe ia kushtuan referendumit. Dihet që zhvillimin e referendumit e ka kërkuar Lëvizja Socialiste për Integrim(LSI), për ta kryer me votimin e popullit, për pranimin,ose jo të ndryshimeve në Kushtetutë. Natyrisht në këto ndryshime përfshihet dhe reformimi i kodit zgjedhor; pra referendumi do të organizohet për mbrojtjen e Kushtetutës.
Kryetari i LZHK-së, z.Dashamir Shehi, duke folur në mënyrë koncize për faktin se sot klasa politike shqiptare i ka kërcyer në shpinë popullit dhe po e mundon e po e shpije drejt nje varfërije të skajshme, tanimë ka fituar një përvojë të madhe dhe nuk ka forcë që ta ndalë në rrugëtimin e vet politik,si dhe nuk do tia dijë fare për popullin. Prandaj sot i vetmi veprim i rëndësishëm që mund të organizohet për mbrojtjen e ligjëshmërisë, në kushtet kur edhe populli nuk reagon dhe është fare indiferent kundrejt asaj se çpo heq në kushtet e jetesës që rëndohet çdo ditë; referendumi, ose plebishiti mbarëpopullor, do të ishte i vetmi aksion politik për të kundërshtuar ndyshimet e mbrapshta të Kushtetutës, tha z.Shehi. Këto ndryshime do ti jepnin pushtet dy mastodonëve të politikës shqiptare, Sali Berishës dhe Edi Ramës. Atë çka paraqiti z.Dashamir Shehi për referendumin e pranoi dhe patriarku i përkëdhelur i politikës shqiptare, anëtari i Këshillit të të urtëve të ish Presidentit Moisiu, autori i njohur i romaneve historike,z.Sabri Godo. Ndërsa, Kryetari i Bashkimit Liberal Demokrat(BLD), z.Arian Starova, megjithëse nuk ishte kundër referendumit, u shpreh se ai që tani mund të konsiderohet si i  dështuar.
Të ndalemi pak në çështjen më të rrahur të debatit, që është dhe tema e këtij shkrimi; tek referendumi. Çkuptim ka kjo fjalë e panjohur për shumicën e popullit? Po fjala plebishit, që është po e njëjta gjë me referendumin nga pikpamja e rezultatit politik?
Referendum në latinisht ka kuptimin e asaj për të cilën duhet raportuar,referuar. Në politikë tregon, ose paraqet të drejtën e qytetarëve për tu shprehur drejtpërsëdrejti për çështje të mëdha me interes të përgjithshëm. Në vendet e Europës Perëndimore, referendumi,ose plebishiti pranohen si një formë e ushtrimit të drejtpërdrejtë të demokracisë, që favorizon në mënyrë ideale shumicën e qytetarëve. Referendumi, si një votim për një çështje të hapur për të gjithë elektoratin, është përdorur gjërësisht në Europë, për të ratifikuar ndryshimet kushtetuese. Ai është përdorur për vendimmarrje politike në Belgjikë, Holandë, Danimarkë, Norvegji etj. Më shumë referendumi është praktikuar në Zvicër.  Po plebishiti çkuptim ka? Fjala latine plebiscite, përbëhet nga fjalët plebs, plebis që do të thotë popull, si dhe nga fjala scitum,nga sciscere, që do të thotë dekretim, të dekretosh. Në Romën e lashtë plebishiti ishte një dekret i shpallur me vullnetin e popullit, por i nxitur nga tribunët. Sot në vendet demokratike ka kuptimin e votës së popullit po, ose jo.
LSI ka marë nismën për të mbledhur 50 mijë nënshkrime nga populli, sapo amendimet kushtetuese të shpallen në Fletoren Zyrtare. Për të organizuar mbledhjen e nënshkrimeve dhe zhvillimin e referendumit, është ngritur Komiteti Kombëtar për Mbrojtjen e Kushtetutës(KKMK). Mbas botimit në Fletoren Zyrtare të ndryshimeve kushtetuese të miratuara nga Kuvendi më 21 prill,përfaqsuesit e KKMK do të depozitojnë më 28 maj,një akt-kërkesë pranë Komisionit Qendror Zgjedhor(KQZ), me anën e të cilës KQZ do të njihet zyrtarisht me nismën për organizimin e referendumit  dhe sipas ligjit KQZ është i detyruar të shpërndajë formularët e regjistrimit për referendumin.Kërkesa është nënshkruar prej 30 personaliteteve të jetës politike dhe të shoqërisë civile shqiptare,nga 12 që e kërkon ligji Nga të dhënat informuese mësohet se KQZ po punon nën rrogoz për të penguar referendumin, natyrisht me shtytjen e lidershipit të PD. Pritet që mbajtja e referendumit të zhvillohet mbas 6 muajsh. Paraqitja publike nga Ilir Meta e kërkesës për zhvillimin e referendumit, për një vlerësim gjithëpopullor të ndryshimeve kushtetuese, nuk duket të jetë një trill i tij, as synim për tu bërë kryeministër, por një veprim pragmatik me dobi të madhe për shqiptarët, aspak makiavelist, sipas qëllimi justifikon mjetin (që të bëhet kryeministër!).
Debati në panel pati edhe momente kundërshtishë të ashpra, siç ishte ai kur Dashamir Shehi iu drejtua Arian Starovës, duke i thënë se ti ke hyrë në rrjesht(me nënkuptimin se edhe ti je nën hyqmin e Saliut), përçka Ariani u përgjigj : Unë nuk jam futur në në rrjesht, por jam gjeneral në koalicionin qeverisës të mazhorancës, Bashkimi Liberal Demokrat e ka një zv.ministër në përbërje të Qeverisë, atë të zv.Ministrit të Mbrojtjes. Pra gjenerali Arian Starova , nuk pranoi të ketë hyrë në rrjesht si tetar i gjeneralisimit Sali Berisha!  Patriarku i politikës, Sabri Godo, që nuk haron kurrë të përmendë Greqinë mike(madje këtë cilësim ua përmendi dikur edhe çamëve të mbledhur në një  kuvend përkujtimor të tyre), u step dhe u bukos (ra squkë siç i thonë tiranasit)para  sulmit me argumente  të Dashamir Shehit, lidhur me flirtin e PR me PD , ku PR megjithëse ka folur marë e prapë edhe me juristin, tanimë deputet, Arian Madhi, për kthimin e pronave, të zotërve të ligjshëm; nuk ka mundur ti imponoje Kuvendit asnjë ligj për këtë çështje.Por PR, përsëri ka mbetur në koalicion me PD, me një anëtar të rëndësishëm në Qeveri, si ish Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu. PR nuk ka hedhur hapin e guximshëm për tu larguar nga koalicioni, mbas dështimit të përhershëm të nismës politike të saj për kthimin e pronave tek të zotët e ligjshëm;nenvizoi Shehi. Ndërsa Arian Starova u mburr se BLD ka qenë aktiv në komisionin përkatës të Kuvendit, duke thirur e bashkëpunuar në komision, gjatë mbledhjeve të punës për ndryshimet përkatëse ligjore për kthimin e pronave; me veprimtarët e shoqatës Pronësi me Drejtësi!  Debati i tre të djathtëve, ku Dashamir Shehi, guxoi të deklarojë se të vetmit të djathtë jemi ne të LZHK-së, u zhvillua me kundërshtime të ndërsjellta të njeri tjetrit dhe tregoi se të vegjlit e djathtë, njëlloj si të vegjlit e majtë dhe që të dy sëbashku rrahin ujë në havan dhe nuk kanë çtu bëjnë të mëdhejve të politikës. Mjerë populli, që i mban në kurriz me taksa e me kontribute të tjera këta derbederë, që çirren e bëjnë be e rrufe se punojnë për të mirën e popullit, se e përfaqsojnë atë denjësisht në Kuvend dhe e qeverisin me përkushtim e ndershmëri.Politikanët ia kanë marë dorën manovrave që duhet të bëjnë për te mbetur pafund në pushtet dhe të mos pyesin fare për popullin. Prandaj populli është jashtë mase indiferent dhe nuk reagon, kjo për të keqen e vet. Ka dhe një shqetësim  tjetër, mosvajtja në votime edhe në referendum. Kjo i hap shtegun militantëve partiakë, të cilët nuk mungojnë kurrë në votime dhe duke mosvajtur në to populli i sërës, do të përfitojnë dy të mëdhenjt; kështu prap rezultati do të jetë : edhe deti kos të bëhet, për të varfërit ska lugë!   E ashtuquajtura shoqëri civile, gjithashtu nuk ka kurrfarë peshe për ti tronditur politikanët; por me ca analistë e filozofë, që dërdëllisin e teorizojnë pafund, si filozofi Artan Fuga, ekonomisti Selim Belortaja, apo ish Presidenti apatik, Rexhep Meidani, që me shkrimet e tyre pa bosht (as mish,as peshk); nuk po nxisin dhe nuk tregojnë realisht asgjë për ndryshim të gjendjes. Po kështu mund të thuhet edhe për ata të lëvizjes Mjaft, apo të G99. Prand

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›