E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emigrant në Itali mashtron si avokat klientët e agjencisë në Tiranë



Tiranë – Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik e Financiar kanë dërguar materialet në Prokurori, për veprën penale të “mashtrimit”, ndaj 42-vjeçarit Genci Ç. Burimet policore sqaruan për gazetën “Albania” se i prangosuri, emigrant në Veletri të kryeqytetit italian Romë, është denoncuar nga qytetari T. V. për abuzim nëpërmjet mashtrimit. “I dyshuari ka mashtruar persona të ndryshëm, duke u hequr si avokat dhe me zyrë avokatie dhe duke u premtuar se do t’u zgjidhte problemet që ata kishin me pronat e tyre pranë kësaj agjencie”, - deklaroi policia. Ajo sqaroi se është vënë në kërkim të të dyshuarit dhe po punohet për kapjen e tij, ndërsa është shpallur person në kërkim nën akuzën e mashtrimit.

20 Shkurt 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›