E Shtunë, 31 Tetor 2026

Somali, luftanijet kineze, kundër piratëve

Dy destrojerë kinezë, bashkë me një anije shërbimi, u nisën të premten drejt Gjirit Aden në një mision për mbrojtjen e anijeve tregtare kineze prej sulmeve gjithnjë e në rritje në ujërat e Somalisë. Kjo është hera e parë në shekuj të tërë që mjetet luftarake kineze dalin jashtë ujërave territoriale. Ato do t‘i bashkohen një force shumëkombëshe, ku përfshihen anije luftarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shteteve pjesëtarë të NATO-s, Rusisë e Indisë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›