E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukrainë, bilanci i shpërthimit shkon në 27 viktima

Numri përfundimtar i viktimave të eksplozionit në një pallat banimi në Ukrainë është 27, mes të cilëve tre fëmijë. Ndërkaq, mësohet se 21 të tjerë u nxorën të gjallë nga rrënojat e pallatit në qytetin Jevpatoria, zonë e njohur turistike në Detin e Zi. Autoritetet shtetërore bënë me dije se shkaktaret më të mundshme të tragjedisë qenë bombolat e oksigjenit të magazinuara në bodrumin e pallatit. Shpërthimet pasuan njëri-tjetrin, duke e shkatërruar tërësisht ndërtesën.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›