E Diel, 1 Nëntor 2026

Kyprianou: Shqipëria, vend potencial për investimet

Ministri i Punëve të Jashtme të
Qipros, Markos Kyprianou, është
pritur dje edhe nga Kryetarja
e Kuvendit, Jozefina Topalli. Gjatë
fjalës së tij, ministri qipriot ka deklaruar
se "Shqipëria ka një ndryshim të madh
pozitiv dhe është një vend me shumë
potencial për investime, ndërkohë që i
gjithë spektri politik i Qipros mbështet
fort perspektivën evropiane të Shqipërisë".
Duke u ndalur tek investimet
dhe investitorët, ministri i Jashtëm i
Qipros është shprehur se "investitorët
tanë janë shumë të interesuar të rrisin
prezencën e tyre në Shqipëri, vend
shumë premtues për investimet e tyre.
Është koha që bashkëpunimi mes dy
vendeve të jetë më aktiv, jo vetëm në
fushën politike, por edhe në fushën
ekonomike, për të rikuperuar kështu
kohën e humbur". Ndërsa Kryetarja e
Kuvendit, Jozefina Topalli, shprehu
mirënjohjen për mbështetjen e Qipros
ndaj proceseve integruese të Shqipërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›