Emigrantet denoncojne rritjen e cmimit te biletes nga italianet
Dy dite me pare, cmimi per nje bilete trageti shkoi 170 euro, nga 70 euro qe eshte ne nje dite normale pa shume fluks
DURRES- Pasagjeret qe po mberrijne keto dite ne portin e Durresit, jane shprehur me tone te ashpra kunder autoriteteve italiane, pervec vonesave te trageteve, edhe per rritjen e cmimit te biletes. Madje, ata nuk vonuan te kerkojne ndihme nga pala shqiptare, per shkak se sipas tyre, rritja eshte spekulative. Gati 100 euro me shume na eshte dashur te paguajme per te perfituar nje bilete ne ditet e pikut te kerkeses per te ardhur ne Shqiperi", shprehet nje emigrant shqiptar. Ne te vertete, atyre u eshte thene ne lidhje me datat e fundit te muajit dhjetor, se nuk ka me bileta, pasi jane prenotuar te gjitha vendet ne tragete, nderkohe qe vetem dje, cmimi per bilete shkoi ne 170 euro, nga 70 euro qe ka qene ne nje dite normale pa fluks, si ne fundvit. Megjithate, nje numer rekord emigrantesh u regjistruan dje ne Portin e Durresit. 11 tragete nga mengjesi e deri ne mbremje, sollen ne vendlindje nga portet e Italise, 12 mije emigrante shqiptare, si edhe 3 mije automjete. Burime nga policia kufitare bene te ditur se paradite mberriten 6 tragete, qe kryen nga dy rruge, kurse pasdite mberriten edhe 5 te tjere. Mesohet se vonesat ne lidhje me mberritjen e emigranteve jane shkaktuar nga portet italiane, kryesisht ne Bari, ku edhe eshte perqendruar numri me i madh i emigranteve qe presin per te ardhur ne Durres. "Qe nga mengjesi e deri tani, kane mberritur 5 tragete, me rreth 7000 vete dhe afro 2000 mjete", tha per gazeten shefi i rendit ne komisariatin e portit, Petrit Pjetri. Per rreth 2 ore, sportelet e ngritura enkas per kontrollin e dokumentacionit te udhetareve qe hyjne e dalin nga pika e kalimit kufitar ne portin e Durresit, regjistruan me shume se 7 mije udhetare, ndersa gjate kesaj kohe punon pa pushim edhe laboratori qe merr shenjat e gishtave, qe skanohen per te konfirmuar nese ka kontingjente te kerkuar nga policia. Drejtori i policise kufitare, Naim Manuka tha se dje efektivat blu te kualifikuar per te kryer ne kohe shume te shkurter operacionet e duhura, jane favorizuar edhe nga moti i thate, pasi salla e madhe nuk mund te marre me shume se 1500 udhetare, nderkohe qe ne 2 ore, numri i emigranteve dhe udhetareve i kaloi 7 mije persona. Per te shmangur cdo rremuje ne terminalin e trageteve si dhe ne piken e kontrollit ka qendruar vet drejtori Manuka se bashku me shefin e rendit Petrit Pjetri, ndersa efektiva blu jane urdheruar te kujdesen per gra, femije e te moshuar te cilet kane nje kthine te vecante ne salle se bashku me infrastrukturen me te domosdoshme.
A.K