Pikat kufitare, me ndihme te shpejte
Ministria e Shendetesise do te ofroje nje sherbim 24 oresh per ndihmen e shpejte, ne te gjitha pikat kufitare te vendit, nga data 23 dhjetor e deri ne 10 janar. Mesohet se kjo nisme eshte ndermarre ne menyre qe te evitohen brenda mundesive te gjitha komplikacionet qe mund te shkaktohen nga rastet urgjente. Urdhri ne fjale u komunikua dje nga vete kreu i Shendetesise, Nard Ndoka, i cili urdheroi te gjitha Drejtorite e Shendetit Publik ne pikat kufitare, qe me rastin e festave dhe kthimit te emigranteve ne atdhe, te merren masa per vendosjen e sherbimit mjekesor ne keto pika.