Emigrantët, firmoset marrëveshja për programin
Partia Socialiste dhe grupimi politik G99, prezantuan dje angazhimin e koalicionit të opozitës për të mundësuar votën e emigrantëve. Një e drejtë kushtetuese dhe një obligim që, sipas të dy kryetarëve, klasa politike i ka bashkaksionerë më të rëndësishëm ekonomikë të vendit. Para qytetarëve të mbledhur në këtë rast, shumë prej të cilëve të afërm të emigrantëve, si dhe studentë që jetojnë jashtë Shqipërisë, Veliaj dhe Rama shpjeguan rëndësinë që ka vota e atyre që përbëjnë një të tretën e banorëve të vendit, si një mundësi demokratike për përfshirje në vendimmarrje. Kreu i PS-së, Edi Rama, shprehu përkrahjen e plotë për platformën e G99-ës dhe e cilësoi atë si një hap të rëndësishëm në rikonceptimin e marrëdhënieve të politikës me qytetarët. "Politika jonë e re e ndryshimit do të synojë dhe do të realizojë transformimin e shërbimeve në ambasada dhe konsullata për shqiptarët e shqiptaret, në shërbimet e standardeve evropiane të njëjta me ato shërbime që motrat dhe vëllezërit tanë marrin në sportelet e vendeve ku jetojnë, si qytetarë dinjitoz", tha Rama. Kreu i PS-së vuri në dukje se qeverisja e re do të synojë të ndryshojë realitetin, duke bërë të mundur që të hapen një sërë zyrash, në Evropë, Amerikë, Kanada, ku emigrantët e emigrantet shqiptarë të mund të aplikojnë dhe të marrin pasaportën biometrike. Rama përsëriti angazhimin e PS-së, që përmes marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe vendeve ku jetojnë emigrantët të njihet pensioni për gjithë punën e tyre.
Në këtë reformë ai përfshiu idenë e marrëveshjes dypalëshe për sigurimet shoqërore të të gjithë emigrantëve shqiptarë, të cilët nuk do të humbin asnjë ditë pune lidhur me sigurimet shoqërore dhe pensionin. Ndërsa kreu i G99-ës, Erjon Veliaj, tha se vota e emigrantëve ka qenë projekti i parë i G99-ës dhe një nga kushtet primare për pjesëmarrjen në koalicion me PS-në. "Berisha ka frikë, sepse vota e atyre që janë mësuar të jetojnë me standarde evropiane do të kërkonte standarde vote të cilat zoti Berisha nuk i njeh. Berisha ka frikë nga vota e shqiptarëve jashtë vendit, sepse ka frikë pikërisht nga këto standarde", tha Veliaj.