PS: Duhen elemente sigurie shtesë në fletët e votimit
Partia Socialiste kërkoi dje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
më shumë garanci për sigurinë e fletëve të votimit. Përfaqësuesi ligjor i PS-së në KQZ, Genc Gjonçaj, tha se duhen shtuar elementet e sigurisë me një vulë të specifikuar, si dhe prodhimi i tyre të bëhet jashtë shtetit. Në përgjigje të kërkesës së vazhdueshme të PS-së për fletët e votimit, kreu i KQZ-së, Arben Ristani, siguroi përfaqësuesit e partive politike se procesi është i rregullt, i sigurt dhe nën kontroll. Megjithëse la vend dhe hapësirë për të diskutuar mbi këtë çështje, Ristani e konsideroi kërkesën si jo serioze. Disa ditë më parë, PS-ja i dërgoi një letër KQZ-së, ku kërkohej që për efekt sigurie, fletët e votimit të prodhohen jashtë shtetit. Ristani iu referua procedurave të ndjekur qysh në fillim të këtij procesi me tender të hapur, dhe institucioni nuk mund të përjashtojë tani asnjë konkurrent nga gara. Ndaj, tha ai, vërejtjet duheshin bërë që në datën 5 mars kur u miratua modeli i fletës së votimit. Sakaq, një tjetër çështje ku u fokusuan diskutimet e KQZ-së në mbledhjen e djeshme është rregullimi i mënyrës së regjistrimit të koalicioneve partiake. Ideja e hedhur nga përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Njazi Kosovrasti, është që të qartësohet nëse në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do të dorëzohet një kopje e marrëveshjes së partive që përbëjnë koalicionin apo një përfaqësues i këtij koalicioni do të duhet të nënshkruajë në KQZ. Një tjetër çështje e rendit të ditës ishte rregullorja e KQZ-së. Çështja ngeci që në nenin e parë të këtij udhëzimi. Në nenin e parë thuhet se ky udhëzim vlen jo vetëm për detyrat e KQZ-së dhe anëtarëve të saj, por edhe për stafin dhe personelin. Përfaqësuesi juridik i opozitës, Gjonçaj, tha se duheshin bërë ndarjet me një udhëzim të veçantë për rregulloren e personelit, duke vijuar me integrimin e këtyre dy udhëzimeve. Sot pritet që KQZ-ja të miratojë formulën e përllogaritjes së fondeve të partive politike për fushatën zgjedhore. 50 për qind e shumës ndahet ndërmjet partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore dhe që kanë mandate në Kuvend, e përcaktuar kjo sipas vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve pararendëse.